Haxhiu: Çka po ndodh me Spitalin e fëmijëve që u inaugurua me aq pompozitet, në QKUK?

 
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria të tregojë pse nuk është funksional Spitali i fëmijëve që u inagurua me 13 shtator, i cili u ndërtua falë bashkëpunimit të Kosovës me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Çka po ndodh me Spitalin e fëmijëve që u inaugurua me aq pompozitet, në QKUK? Kërkoj nga Qeveria të tregojë pse nuk është funksional Spitali i fëmijëve që u inagurua me 13 shtator, i cili u ndërtua falë bashkëpunimit të Kosovës me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu tutje ka thënë se tash e 46 ditë nga dita e inagurimit, Spitali i fëmijëve vazhdon të qëndroi i mbyllur pa ofruar shërbime për pacientët ani pse konsiderohet si një nga spitalet me moderne në rajon për nga kapacitetet, shërbimet e pediatrisë dhe të kirurgjisë pediatrike.
Haxhiu ka pyetur se ku qëndron problemi që ende asnjë pacient nuk ka mundur të marr asnjë shërbim në atë spital. “Paisjet moderne për diagnostifikim dhe trajtim të pacientëve qëndrojnë të papërdorura ndërsa prindërit duhet të kërkojnë shërim në klinikat private në Kosovë dhe jashtë saj për fëmijët e tyre”.
“A duhet të jap dikush llogari pse është bërë inaugurimi i spitalit të fëmijëve nëse nuk ka qenë funksional, ndërsa ende pas 46 ditëve nuk ofrohen shërbime për pacientë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ai në fund ka pyetur se a ishte edhe inagurimi pjesë e fushatës elektorale./21Media

Back to top button