Haxhiu: Daka e pamundësoi certifikimin e listës sonë

 

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka thënë se kryetarja e Komisonit Qendor të Zgjedhjeve, Valdete Daka i ka pamundësuar këtij subjekti politik certfikimin e listës me kandidatë për deputetët.

“ Ajo ndodhi në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur Republika, dhe jo rastësisht në kohën kur Lëvizja jonë po prinë bindshëm me mbështetje popullore e Albin Kurti gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë lider ndonjëherë. “, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas Haxhiut motivi kryesor i moscertifikimit është politik.

“Arsyetimi se kinse kështu po respektohet vendimi i GJK është mbulim që nuk ua beson askush. Motivi kryesor haptazi është politik dhe për target e ka Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ata duan me çdo kusht që t’ia pamundësojnë qeverisjen VETËVENDOSJE!-s dhe Albin Kurtit, na kanë halë në sy, sepse tek ne shohim vullnetin e madh të qytetarëve për ndryshim. Mos harroni, janë po ata të njëjtit që e rrëzuan Qeverinë Kurti në mes të pandemisë, të njëjtët që formuan qeveri të jashtëligjshme e qeverisën jashtëligjshëm për gjashtë muaj, e të njëjtit që kanë nëpërkëmbur vendin në këto 20 vjetët e fundit. “, ka thënë tutje Haxhiu.

Haxhiu po ashtu është shprehur se shkelësit më të mëdhenj të ligjit në Kosovë nuk kanë problem të regjistruar me ligin.

“Nuk janë dënuar asnjëherë sepse nuk janë hetuar e gjykuar asnjëherë. Edhe nëse për ndonjë rast ka ndodhur, janë shpallur të pafajshëm. Për asye se sistemi është i kapur nga vet ata, e në shërbim të tyre. Pikërisht këtu edhe qëndron thelbi i kundërshtimit të tyre. Ata i frikësohen dhe e luftojnë Lëvizjen e Albin Kurtin sepse janë të vetëdijshëm se në Qeverinë Kurti, vetingu në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme janë të pashmangshme.Fundi i tyre po vjen, sepse Qeveria Kurti po vjen.”, ka përfunduar Hahxiu.

Dje KQZ-ja nuk ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurit të Vetëvendosjes, me arsyen se në këtë listë të përfshirë janë edhe persona që kanë problem me ligjin./21Media

Back to top button