Haxhiu: Deri dje na keni spiunu te armiku, sot po na shani para armikut

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi emri i tij është përmendur nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Slavko Simiqin e Listës Serbe, në një seri përgjimesh të publikuara nga Nacionale.
Kusari-Lila dëgjohet ta pyesë Simiqin “a e din ti bre kush është Bekim Haxhiu”.
E, Haxhiu u është drejtuar me pyetjen e njëjtë kryeministrit Albin Kurti e Kusari-Lilës. Ai i ka quajtur këta të dy “lluma” të shoqërisë, mashtrues, gënjeshtarë, spiunë.
“Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?! LVV Krejt dhe Drejt te Radojçiqi! Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!” ka shkruar ai në Facebook.
Haxhiu ka thënë tutje se kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së, Qeveria i ka diskutuar për t’i rrëzuar me Listën Serbe.
“Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe. Turp ju qoftë! Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit. Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë”.
Haxhiu i është drejtuar Kurtit duke i thënë se si do t’i dalë përpara familjeve të dëshmorëve, ndërsa ka deklaruar se po e shajnë atë tek armiku.
“Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku. Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë. Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë. Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj. Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot”, ka përfunduar Haxhiu.
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?