Haxhiu dëshiron që Kushtetuta të jetë e plotë, në frymën e saj demokratike
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot me rastin e Ditës së Kushtetutës, ka theksuar se kjo e fundit paraqet aktin më të lartë në hierarkinë normative të rendit juridik të Republikës së Kosovës, madje qëndron në thelbin e Republikës të cilës e ka për detyrë t’i shërbejë.
”Me rëndësinë e tillë që ka, përherë e dëshirojmë që ajo të jetë e plotë, në frymën e saj demokratike; e pa imponuar, në frymën e vetëvendosjes së popullit; e zbatueshme, në frymën e qytetarisë së lirë e të barabartë.Mbetet ta mbrojmë e ta avancojmë, ta forcojmë e ta respektojmë Kushtetutën sepse nga aty mbrohet dhe garantohet Republika”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas ministres mbetet ta mbrojmë e ta avancojmë, ta forcojmë e ta respektojmë Kushtetutën sepse nga aty mbrohet dhe garantohet Republika. Sepse nga Kushtetuta burojnë të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve. Haxhiu u zotuar se do të angazhohen që ato të drejta të jetësohen të gjitha./21Media