Haxhiu: Është jetike që Kosova të bëhet shtet i së drejtës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është jetike që Kosova të bëhet shtet i së drejtës.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka akuzuar se disa persona brenda institucioneve të drejtësisë po shpifin kundër saj, por thotë se nuk do të ndalet.
Ajo tutje ka shtuar se reformat në drejtësi janë shumë të rëndësishme dhe për këtë a marrë mbështetje të madhe qytetare.
“Dy nga zotimet tona kryesore para qytetarëve kanë qenë sundimi i ligjit që i hap rrugën edhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe zhvillimi ekonomik që i hap rrugën vendeve të reja të punës.
Reformat në drejtësi janë shumë të rëndësishme. Për këtë kemi marrë mbështetje të madhe qytetare. Është jetike që Kosova të bëhet shtet i së drejtës. Ka disa ditë që persona të papërgjegjshëm përbrenda institicioneve të drejtësisë janë duke shpifur në formën më të ulët në drejtim timin.Padyshim që qëllimi i këtyre shpifjeve është njollosja e përpjekjeve serioze për reformën në drejtësi”, ka shkruar Haxhiu ndër tjera në Facebook.
Në fund Haxhiu ka thënë se në vend të mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për këto reforma, persona të papërgjegjshëm “kanë zgjedhur shpifjen dhe tendencën për baltosje”./21Media