IKShPK: Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje tek qytetarët, institucionet publike dhe private që t’i respektojnë masat të cilat parandalojnë përhapjen e virusit korona.
IKSHPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, ndërsa ka thënë se shqetësimi më i madh janë të pa vaksinuarit.

‘Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!. Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.
Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me Covid-19./21Media 
Back to top button