Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që ish-prokurori Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale.
Gjatë së premtes u raportua se Sylë Hoxha së bashku me Driton Gashin kanë përfshirë dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të rrejshme në rastin “Syri i Popullit”.
Të njëjtat do përdoreshin më vonë nga ish-presidenti Hashim Thaçi, për të shtruar akuza ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit. Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale!”, shkroi Haxhiu në një postim në Facebook./21Media
Back to top button