Muma dhe Cricket sollën projektin e ri muzikor

Artistët e njohur, Muma dhe Cricket sollën bashkëpunimin e radhës “Thema”.
“Thema” është realizuar me videoklip, ndërkaq për muzikën u kujdes Cricket, e nga Muma është realizuar teksti dhe vija melodike, që padyshim çon në lansimin e një projekti shumë të suksesshëm për dyshen e dashur nga publiku.
Tashmë, këtë këngë mund ta dëgjoni në çdo platformë dixhitale.

Së fundmi, Muma erdhi në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Elinel e që së bashku sollën “Për tradhtinë”, një projekt i kuruar deri në detaj, që pa dyshim u prit goxha mirë nga publiku.
Ndërsa, Cricekt solli remixin e “Madam” së bashku me Anxhelo Koci./21Media

Back to top button