Haxhiu: Është mashtrim i madh me harru kauzën e bashkimit kombëtar, e me kriju ‘Zajednicën’

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka komentuar takimin e sotëm për Asociacionin të mbajtur në Ambasadën Amerikane në Kosovë. Ai ka thënë se është mashtrim i madh të harrohet kauza për bashkim kombëtar e në anën tjetër të formohet “Zajednica”.
“Kjo është qeveria e mashtrimit që përmes OJQ-ve prezanton “zajednicën” dhe punon shumë që t’i vë jugonistalgjiket kundër Amerikës. Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar ai në Facebook.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga RTV21 rreth takimit të sotëm për Asociacionin në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, tha se fjalën e tyre rreth kësaj teme do ta thonë përfaqësuesit e e institucioneve./21Media

Back to top button