Haxhiu falënderoi zyrtarët korrektues për punën e kryer deri më tani

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendësministrin, Blerim Sallahu dhe  zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, kanë pritur në takim falënderues zyrtarët korrektues të cilët me angazhimin dhe  punën e tyre të jashtëzakonshme, kanë arritur të parandalojnë vetëvarjet e të burgosurve dhe  parandalimin e futjes së gjësendeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese.
Gjatë takimit, Haxhiu tha se vetëvarjet dhe kontrabanda janë dukuri negative, me të cilat secili prej prej tyre janë ballafaquar gjatë kryerjes së detyrës, madje falë tyre  shumë të burgosur janë në jetë dhe shumë keqpërdorues të pozitës zyrtare dhe persona të cilët kanë tentuar të fusin gjëra të palejuara brenda institucioneve korrektuese janë ndëshkuar.
Në fund të takimit, ministrja Haxhiu kërkoi nga të gjithë zyrtarët korrektues  që të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre duke u bazua në profesionalizëm, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen.
“Për punë të mira si këto, do ta keni edhe mbështetjen time dhe uroj që të bëni më të mirën për SHKK-në,  dhe kështu nena mbetet që bashkërisht ta kthejmë dinjitetin e SHKK-së”, tha ministrja Haxhiu.

Back to top button