Macron përsërit lutjet për paqe në telefonatën me Putinin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur me presidentin rus Vladimir Putin të hënën, duke i bërë jehonë thirrjeve ndërkombëtare që Moska t’i japë fund sulmeve ndaj Ukrainës dhe duke theksuar nevojën për një armëpushim të menjëhershëm, njofton Presidenca franceze.
Sipas tyre, Macron i kërkoi presidentit rus të ndalojë të gjitha sulmet, sulmet kundër civilëve dhe vendeve të banimit, të ruajë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore.
Putin konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar ndaj këtyre kërkesave, thuhet në deklaratë, përcjellë rtv21.tv
Megjithatë, siç raporton BBC, një deklaraët e Kremlinit për të njëjtën telefonatë thotë se Putin i tha Macronit “një zgjidhje është e mundur vetëm nëse merren parasysh interesat legjitime të sigurisë së Rusisë – duke përfshirë një njohje të sovranitetit të Rusisë mbi Krimenë dhe një zgjidhje të objektivave të çmilitarizimit dhe denazifikimit të shteti ukrainas dhe sigurimi i tij të ketë një status neutral”.
Franca tha në deklaratën e saj se Macron i kishte kërkuar gjithashtu homologut të tij rus që të qëndronte në kontakt në ditët në vijim për të parandaluar një përshkallëzim të konfliktit, për të cilin thuhet se ka rënë dakord./21Media