Haxhiu: Kosova hoqi dorë nga pavarësia

 

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu  ka reaguar pas marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, Hoti dhe delegacioni i tij i sollën Kosovës marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, derisa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës.

“Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik”, shkroi ndër të tjera Haxhiu në Facebook.

Haxhiu tutje shkroi se “Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”. /21Media 

Back to top button