Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit po vlerësohet ndërkombëtarisht

Lufta kundër korrupsionit po vlerësohet ndërkombëtarisht, kështu ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi sot, Transparency International ka renditur Kosovën në vendin e 87-të nga 180 vende në luftën kundër korrupsionit.
“Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti aftohet mesatares evropiane. Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore Anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj “Facebook”.
Ajo tutje ka shkruar se Kosova ka shumë sfida, por “edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona”.
Në vitin 2020 Kosova ishte në vendin e 104./21Media

Back to top button