Shpat Kasapi publikoi foton e parë me bashkëshorten dhe djalin

Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvija më 19 janar janë bërë prindër, ndërsa lajmi është bërë i ditur mbrëmë nga Selvija.
“19.01.2022 ROELI na gezoj me ardhjen e tij në jetë. Faleminderit Allahu i Madhëruar. Shumë dashuri,shumë lot,shumë gjëra na ndodhën për gjatë këtyre 9 muajve. Uroj me gjithë shpirt që cdo prindë ta përjetoj ndjesinë e të pasurit një fëmijë”, ka shkruar ajo ndër tjera në Instagram.
Ndërsa, Shpati ka theksuar se ndihet i lumtur me ardhjen në jetë të djalit, me ç’rast ka publikuar një imazh të bukur me bashkëshorten dhe djalin, shkuan rtv21.tv

Ndërkaq, Selvija në instastory ka publikuar pamje nga nata e parë me djalin në shtëpi.

 
Shpat Kasapi dhe Selvije Jao janë martuar në vitin e kaluar./21Media

Back to top button