Haxhiu: Marrëveshja me Danimarkën brenda një muaji në Kuvend 

Manja: Nga qershori nuk ka pengesa për bashkëpunim civil dhe tregtar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se marrëveshja e Kosovës me Danimarkën për dhënien me qira të qelive për transferimin e të burgosurve, do të dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës brenda muajit. Këto deklarata Haxhiu i bëri pas një takimi me ministrin e drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, me të cilin u pajtua për zbatimin në tërësi të marrëveshjeve të arritura deri më tani. Në këtë takim është folur edhe për procesin e Vettingut dhe përvojat që Kosova mund të marrë nga Shqipëria në këtë proces përmes shembujve praktikë./21Media

Back to top button