Maccabi Haifa turpëron Juventusin, City barazon me Copenhagen

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sammy Ofer”, skuadra e Maccabi Haifas e ka turpëruar Juventusit duke e mposhtur me rezultat solid 2:0.
Heroi i Maccabit ishte anësori, Omer Atzili, i cili ka shënuar dy golat në ndeshjen e sotme, fillimisht në minutën e 7’ për 1:0, kurse e ka vulosur rezultatin final në 2:0 në minutën e 42’ të ndeshjes.
Ndërkaq, krahas kësaj përballjeje është zhvilluar edhe ndeshja tejet interesante mes Copenhagen dhe Manchester Cityt, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Përgjatë gjithë ndeshjes të dy skuadrat kanë dështuar ta gjejnë rrugën drejt golit, duke bërë kështu që ky takim të përfundonte i barabartë, 0:0.
FT: Copenhagen 0-0 Manchester City
FT: Maccabi Haifa 2-0 Juventus.

Back to top button