Haxhiu merr pjesë në protesten “Drejtësi për gratë e vrara”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se nesë do merr pjesë në protestën “Drejtësi për gratë e vrara” e cila do të mbahet pranë stacionit policor në Ferizaj.

”Angazhimi shoqëror dhe institucional është i domosdoshëm për ndryshimin e mentalitetit patriarkal dhe për veprime serioze kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kjo protestë është thirrur për nesër në orën 12:00 nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.
Protesta mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës dhe pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj./21Media 

Back to top button