West Ham mposht Leicester, merr kreun e Premier Ligës

 
“Çekanët” kanë siguruar tri pikët e plota kundër “Dhelprave”.
Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së dytë të Premier Ligës angleze mes West Ham United dhe Leicester City ku vendasit kanë siguruar fitore të thellë 4:1.
West Ham zhbllokoi rezultatin përmes mesfushorit Pablo Fornals në minutën 26 për 1:0.
Pjesën e dytë ishin përsëri “Çekanët” ata që e filluan më mirë, ku në minutën 56 Said Benrahma shënon për 2:0.
Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak në fushë, pasi Perez u ndëshkua me karton të kuq në minutën 40, Leicester e gjeti golin përmes mesfushorit Tielemans në minutën 70.
Goli i Tielemans doli të ishte i nderit për “Dhelprat” pasi që West Ham nuk u ndal së shënuari, duke e thelluar rezultatin në 4:1 përmes dy golave të shpejtë të sulmuesit Michael Antonio, në minutat 80 dhe 84.
Me këtë fitore, West Ham pozicionohet në vendin e parë në Premier Ligën angleze me gjashtë pikë, ndërsa Leicester zë pozitën e 12 me tri pikë.

Back to top button