Haxhiu organizimin e referendumit të Serbisë e quan shkelje të sovranitetit

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur sot rreth qështjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Ajo e ka quajtur shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial referendumin e Serbisë.
”Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në zyrën ndërlidhëse”, ka shkruar Haxhiu./21Media

Back to top button