Haxhiu paralajmëron kallëzim penal ndaj Xhafer Tahirit

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë ditës janë përplasur në lidhje me vazhdimin e punimeve në pronën e “Vicinum”.

Në lidhje me këtë ministrja Haxhiu ka kërkuar përsëri nga Tahiri të zbatohet që e ka pranuar nga Ministria e Drejtësisë. Në rast të mos respketimit të këtij vendimi ajo ka paralajmëruar padi ndaj të parit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

”Kur një kryetar Komune, vendimin për mbrojtjen e pronës publike e quan “problem të krijuar”..çka me thënë tjetër! z. Xhafer Tahiri, zbatojeni vendimin që e keni pranuar nga Ministria e Drejtësisë ose do të detyrohemi të bëjmë kallëzime penale”, ka shkruar Haxhiu.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se problemet në pronën “Vicianum” në këtë komunë janë krijuar nga Ministria e Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu. Në anën tjeter Haxhiu ka akuzuar të parin e komunës se nuk e ka lejuar inspektoratin të shkojë në vendin e ngjarjes, pasi kompania së cilës i është shkëputur kontrata rifilloi punimet./21Media 

Back to top button