Vazhdon ”përplasja” e Haxhiut me Tahirin

 

Pas reagimit të kryetarit të Vushtrisë, Xhafer Tahiri, ku tha se Ministria e Drejtësisë refuzoi t’ia kthejë komunës pronën e ish “Motel Vicianum” ka replikuar sërish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu thotë se sot Kryetari Xhafer Tahiri ka refuzuar që të ndërmarrë veprime në mbrojtjen e pronës publike.

“Policia nuk ka mundur të veprojë sepse z.Tahiri nuk ka lejuar inspektoriatin të shkojë në vendin e ngjarjes me arsyetimin se “ne i kemi dhënë leje kompanisë”, duke injoruar kështu Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkëputje të kontratës i cili është mbi çfarëdo vendimi tjetër të Komunës” ka shkruar Haxhiu.

Ajo tutje, ka shtuar se shpifjet e Xhafer Tahirit ndaj saj se ajo ka refuzuar që pronën t’ia jap Komunës, shtojnë dyshimet që mosveprimi i Xhaferit është i qëllimshëm.

”I bëj thirrje edhe njëherë që të mbrojë pronën publike dhe jo interesin privat”, ka shkruar ndër tjera Haxhiu.

Tahiri reagoi përsëri, duke i kërkuar Haxhiut ndonjë dëshmi se ka kërkuar me shkrim nga Komuna që të intervenoj për të ndalë punimet.

”Më dëshmoni nëse jeni e vërtetë, që keni kërkuar me shkrim nga Komuna që të intervenoj për të ndalë punimet. Më keni bërë një miss call sot kur nuk e kam pasur telefonin afër dhe pa pritur të bisedojmë keni dal menjëherë në Facebook duke më sulmuar”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka rikthesuar edhe njëherë se Haxhiu ka refuzuar të ia kthej Komunë pronën e ish Motel Vicianum.
”Ju keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë edhe në mandatin e parë tuajin edhe në këtë të dytin, ky është fakt”, ka shkruar Tahiri./21Media 

Back to top button