Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu sot ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 se nuk po ndërmerr asgjë për shëndetin e qytetarëve.

Ai ka deklaruae se gjatë qeverisjes së Kurtit janë regjistruar 431 vdekje si pasojë e sëmundjes infektive.

“Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se sigurimi i vaksinave mbetet prioriteti më urgjent.