Haxhiu: Policia, si çdo herë në mbrojtje të sovranitetit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka qenë “për admirim, niveli i lartë i përgatitje së Policisë së Kosovës”, pas sulmeve të serbëve në veri.
Haxhiu ka shkruar se “Policia e Kosovës, si çdo herë, edhe mbrëmë ka qenë në luftë ndaj bandave kriminale”, që siç thotë ajo, janë organizuar nga Beogradi.
Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës. Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu./21Media

Back to top button