Sot përballen Prishtina dhe Ballkani

Sot do të përmbyllet edicioni vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin e qytetit, në Suharekë do të zhvillohet ndeshja e mbetur, derbi ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Me një fitore eventuale, kampioni në fuqi do ta rrëmbente kreun e tabelës pasi momentalisht ka vetëm një pikë më pak se Drita si kryesuese.
Nga ana tjetër, Prishtina në ndeshjet e fundit ka pasur rënie të formës dhe në pesë ballafaqimet e fundit ka marrë vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Para ndeshjes, trajneri Ismet Munishi dhe lojtarët e Prishtinës janë shprehur tejet të motivuar për ta mposhtur kampionin në fuqi.
Ballkani momentalisht ka 37 pikë në vendin e dytë, kurse Prishtina është e katërta me 26 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Back to top button