Konfiskohen asetet e Radojçiqit në Kosovë

(Lajm i përditësuar) 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojçiq.

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, Radojçiq u bë milioner përmes krimit, ndërsa qytetarëve terrorin e varfërimin.

“Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen.”


Përfundon aksioni për konfiskimin e banesës dhe restorantit të Radojçiqit në Veri

Ka përfunduar aksioni për konfiskimin e banesës dhe restorantit së  Milan Radojçiq.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.


Fillon procesi konfiskimit të pasurive të Radojçiqit

Ka nisur ekzekutimi i e Urdhrit Ndalues Përfundimtar të Përkohshëm për administrimin e pasurisësë sekuestruar dhe të konfiskuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë.

Në mesin e këtyre pasurive bëjnë pjesë edhe ato të Milan Radojçiqit si Vila tek Ujmani në Zubin Potok, Restoranti Grey dhe një banesë.

Zëvendësdrejtori i policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha për portalin rtv21.tv se Agjencia ka filluar evidentimin e pasurive të përshkruara në Urdhër.

“ndër to edhe Vila tek Ujmani Ne Zubin Potok me objekte përcjellëse, ne pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës. Sot po konfiskohet edhe Restorant Grey dhe një banesë në katin e 6 të asaj ndërtese”./21Media

Back to top button