Haxhiu: Qeveritë e kaluara, mos u kthefshin!

Sonte në Debat Përnime që transmetohet në Radiotelevizionin 21 përfaqësuesja e Vetëvendosjes bëri të ditur se Kosova do tu kthehet qytetarëve

Albulena Haxhiu përfaqësuese e Vetëvendosjes në ‘Debat Përnime’ ka deklaruar se Vetëvendosja është subjekti i vetëm që ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si në institucione ashtu edhe para hyrjes në to, është i vetmi subjekt politik që përfaqëson vullnet, guxim, dije, përkushtim e madje edhe vetëmohim.

Sipas Haxhiut lëvizja Vetëvendosje Prishtinën ua ka kthyer qytetarëve të Prishtinës e Kosovës, ashtu siç do t’ua kthejnë Kosovën qytetarëve pas zgjedhjeve të 11 qershorit, shkruan rtv21.tv.

Haxhiu tha se qeveria e Vetëvendosjes do të jetë e përgjegjshme para kuvendit, por llogaridhënëse para qytetarëve të Republikës së Kosovës, ndryshe nga qeveritë e kaluara që sipas saj “mos u kthefshin” që nuk kanë dhënë asnjë llogari qytetarëve./21Media

Back to top button