Tahiri: Ka 10 vjet që nuk kemi hyrë në Qeveri, por duam të nisim një rrugëtim të ri

Sonte në Debat Pernime përfaqësuesit e subjekteve politike dhanë arsyet e tyre përse duhet votuar

Besnik Tahiri nga koalicioni PAN tha se e kërkojnë votën për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër, njeriu i cili tha se e ka dëshmuar veten para, gjatë dhe pas luftës. Tahiri tha se e kërkojnë votën sepse ka 10 vjet që nuk kanë hyrë në Qeveri por duan të nisin një rrugëtim të ri, duke thënë se duan të ua përmbushin ëndrrat qytetarëve, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq Valdete Bajrami nga NISMA tha se për 3 vite NISMA me gjashtë deputetë i ka qëndru besnik votues së qytetarëve dhe tha se mendon se e meriton çdo anëtar i cili është pjesë e listës./21Media

 

Back to top button