Haxhiu reagon për rastin “subvencionet”

 
Pas aksionit të Policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësi ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm do të japin përgjegjësi.
Haxhiu ka përgëzuar institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione.
“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi. Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë! Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se ky aksion është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ndërsa nga vendi i ngjarjes po raportohet se nga aksioni i sotëm janë arrestuar 7 persona./21Media 
Back to top button