Policia jep detaje për aksionin në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

 
Policia e Kosovës sot ka nisur një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se ky aksion është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.
Kelani konfirmoi se ky operacion policor është vazhdimësi e operacionit të mëhershshëm për subvencione.
“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershshëm për subvencione”, tha Kelani.
Ndërsa,, Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.
Ndërsa nga vendi i ngjarjes po raportohet se nga aksioni i sotëm janë arrestuar 7 persona./21Media 

Back to top button