Seanca konstituive mbahet më 6 gusht

Seanca konstituive mbahet më 6 gusht
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet të mbahet më 6 gusht, në ora 10:00.
Datën e bëri publike ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu në një konferencë për media.
Haxhiu bëri thirrje që partitë politike të vazhdojnë dialogun për formimin e insitucioneve.
“Sot ju njoftoj se seanca konsitutuive do të mbahet me datë 6 gusht, në orën 10:00. Deri atëherë mbetet detyrim publik dhe institucional i partive politike që ta vazhdojnë dialogun”, tha Haxhiu.
Haxhiu pritet të caktojë sot datën e seancës konstituive
Procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të hyjë në një fazë të re gjatë ditës së sotme, kur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të caktojë datën e mbledhjes konstituive. Sipas saj, seanca pritet të mbahet në fillim të muajit gusht.
Haxhiu ka bërë të ditur se nuk e ka caktuar më herët datën e seancës për t’u lënë hapësirë partive politike që të vazhdojnë negociatat për zgjedhjen e presidentit.
“Në i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes, zotit Albin Kurti. Siç e dini, ka pasur dy takime, një me PDK-në dhe një me LDK-në. LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit”, tha ajo.
Haxhiu mohoi gjithashtu se mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.
“Nuk ka pasur marrëveshje. Po të kishte marrëveshje, sigurisht që do ta bënim publike. Në takim kanë qenë kryeministri Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa nga ana tjetër zoti Abdixhiku dhe zonja Osmani-Sadriu. Ka pasur diskutime për rrugën që do ta ndjekim përpara, por jo marrëveshje”, u shpreh Haxhiu.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?