Haxhiu: S’është larg mendsh që gjykatat t’i lirojnë me dorëzani edhe terroristët e 24 shtatorit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cilësuar të papranueshëm e ka cilësuar lirimin me dorëzani të Dejan Pantiqit, të dyshuarit për terrorizëm.

Ajo përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste

“Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani! Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani. Kjo veç drejtësi nuk është! E papranueshme. I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë”, ka shkruar ajo në Facebook të premten në mbrëmje.

Për lirimin e Pantiqit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ai e ka quajtur vendimin sabotazh të luftimit të krimit.

sh-zyrtari policor i dyshuar për sulm me mjete shpërthyese në zyret e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë, Dejan Pantiq, është liruar nga arresti shtëpiak me dorëzani 30 mijë euro.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila ka thënë se nuk kanë pranuar kërkesë nga ana e Prokurorisë Speciale që të njëjtit t’i vazhdohet kjo masë.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare.

Më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi të dyshuarit masën e paraburgimit me arrest shtëpiak./21Media

Back to top button