Temperaturat në fundjavë do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimet se si do të mbajë moti mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat në pjesën veriperëndimore të dukagjinit dhe në vise të larta mund të sjellin reshje shiu, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.

Back to top button