Haxhiu: Shpenzimet e pavarësisë janë të papranueshme

Albulena Haxhiu thotë se kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në sotme të Kuvendit të Kosovës tha se shpenzimet për festën e pavarësisë janë të papranueshme dhe arsyetimet e kryeministrit Ramush Haradinaj për këto shpenzime nuk janë të qëndrueshme.

“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse ka shpenzime të mjeteve të paligjshme, dhe kjo është arsye që ju duhet të shkoni në shtëpi”, tha Haxhiu gjatë debatit parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me shpenzimet e Qeverisë e kërkuar nga LDK po vazhdon me debat nga deputetët tjerë. Seanca e sotme po mbahet me qëllim të debatit parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara. Seanca ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por është shtyrë për shkak të Epopesë së UÇK-së.

Back to top button