Haxhiu thotë se prokurori po e mban peng rastin “Dehari”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës për rastin e ish-aktivistit Astrit Dehari.

Ajo ka thënë të hënën në një konferencë për media se prokurori Afrim Shefkiu po e mban peng ndriçimin e rastit së Deharit, e sipas saj, nevojitet drejtësi dhe llogari “sipas përgjegjësisë”.

“Po ta kisha emrin e kryerësit s’do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrit e personit që dyshohet. Punën e tij (prokurorit) s’mund ta bëj. Ka arsye për t’u brengosur se përkundur një sërë veprimesh që nga vdekja, s’janë kryer hetime të mirëfillta…”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka ftuar prokurorin të kryejë hetime të përgjegjshme, në të kundërtën “të mos e pengojë drejtësinë”.

Sipas ministres së Drejtësisë, prokurori Shefkiu s’e ka treguar të njëjtin zell ndaj “reagimeve e mosveprimeve apo veprimeve të gabuara”.

Ministrja ka potencuar se në pyetje është dashur të merren edhe ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha dhe ish-drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi.

Back to top button