Haxhiu thotë se Ramush Haradinaj ka një hall të madh

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, komentoi deklaratën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, për fryrjen e listave të veteranëve.
“E kush më thotë mua që i kom fryrë listat e veteranëve, Albulena Haxhiu edhe Mimoza Kusari, po një ditë nuk e kanë bërë në luftë, nuk kanë qenë ushtare të UÇK-së. Na kemi pasur vajza në UÇK. Por ka diçka që unë i tregoj edhe Albulenës, pa marrë parasysh se kush është kjo, edhe Mimozës edhe gjithë të tjerëve, dëgjoni ka kufi gjithçka, lërini veteranët rehat keni punë të tjera”, pati deklaruar Haradinaj ditë më parë në Click të RTV21.
Nga po e njëjta studio, ministrja Haxhiu tha se kjo deklaratë e Haradinajt është e ultë.
Sipas saj, Haradinaj ka një hall të madh.
“S’ja ndien për veteranët, as për kurrgjë çka flet. Diku e ka hallin, por ndoshta është mirë me bë publike, mos me mundu veten”, tha Haxhiu./21Media

Back to top button