Haxhiu: Unë e shumë ministra kemi dërguar lëndë në Prokurori e Polici

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se në momentin që kanë marrë detyrë, Qeveria Kurti ka luftuar korrupsionin brenda institucioneve që drejtojnë. Kjo sipas saj, për të dhënë shembull që nuk ka tolerancë.
“Ka shumë ministrja, përfshirë mua, që kemi dërguar shumë lëndë në Prokurori e Polici dhe tash është në dorën e tyre”, tha Haxhiu në Click të RTV21.
“Unë nuk di që ka pasur ndonjëherë Kosova ndonjë Qeveri që edhe përkundër që kanë kaluar më shumë se një vjet, ka pasur ndonjë skandal të korrupsionit. Do të thotë, gjithçka mund të na thonë, por nuk mund të thonë që Qeveria Kurti ka pasur afera, ose ministrat e kabinetit apo vetë kryeministri Kurti. Nuk mund të thonë”, shtoi ajo.
Këtë ministrja e sheh si jashtëzakonisht pozitive.
“Kështu duhet të vazhdohet, duhet të kemi kujdes jo vetëm që mos të kemi afera korruptive, por që edhe të shikojmë se si e shpenzojmë buxhetin e shtetit”, theksoi Haxhiu./21Media

Back to top button