Kaloni te përmbajtja kryesore

Kënga “Bebe” nga Era, numër 1 në Zvicër

Këngëtarja Era Istrefi e cila një kohë nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, u rikthye në fund të muajit të kaluar, saktësisht më 31 mars, me këngën “Bebe”.
Deri tani kjo këngë ka arritur që të grumbullojë rreth gjashtë milionë klikime në Youtube.

Ky projekt muzikor nga Era po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare dhe këtij suksesi i është gëzuar këngëtarja.
Kënga “Bebe” ka arritur të jetë e para në videot ‘trendi’ në Zvicër.

Ndryshe, këngëtarja ka njoftuar fansat se është në përgatitje të projektit të radhës. Ajo së fundmi ka postuar një fotografi në InstaStory nga një studio muzikore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button