Haziri: Drejtësi për Agon Musliun

 

 

Në njëvjetorin e vdekjes së Agon Musliut, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka kërkuar drejtësi për të riun i cili humbi jetën tragjikisht në qendrën e studentëve, e cila ishte shndërruar vitin e kaluar në karantinë për të prekurit me COVID-19.

“Sot një vit Kosova e humbi tragjikisht një djalosh, që potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. Agon Musliu ishte student i shkëlqyer të masterit, i cili sapo kishte nisur hapat e tij të profilizimit, në Gjermani. Kërkoj sërish nga organet e drejtësisë që të zbardhet deri në fund kjo njollë e zezë e Kosovës në fillim të pandemisë. Kërkojmë drejtësi për Agonin. Kosovës, Gjilanit e në veçanti familjes së tij, i duhet drejtësia”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Kujtojmë se Haziri, në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, e ka shpallur Personalitetin e Vitit Agon Musliun./21Media

Back to top button