Haziri e Minxhozi për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti

 

Sot, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi kanë shkuar për ngushëllim te familja Haliti, e cila ka humbur tre anëtarë.

Sipas tyre, kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë shqiptarët, si dhe kanë kërkuar që organet e shtetit shqiptar që ta ndriçojnë rastin.

”Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, dje familjarët e të ndjerëve kanë mbajtur konferencë për shtyp, të cilët i akuzuan mjekët sepse sipas tyre këta të fundit e kanë neglizhuar gjendjen e të ndjerëve.

Kujtojmë që, të shtunën policia e Shqipërisë ka raportuar se tre qytetarë nga Kosova, E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe, kanë vdekur në Gjirin e Lalëzit./21Media

 

Back to top button