Në xhami do të falet vetëm namazi i Bajramit

 

Bashkësia Islame e Kosovës sot informoi se në ditën e parë të Fitër Bajramit, për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit.

Siç informoi BIK, falja e namazit të FitërBajramit do të bëhët në orën 05:53, ndërsa, xhamitë do të hapen vetëm 15 minuta para faljes së namazit të Bajramit.

“Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anticovid. Hytben e Fitër – Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë për këtë festë. Poashtu për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizoj pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.”, u bë e ditur në komunikatën e BIK-ut.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uroi festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet.

Muaji i madhëruar i Ramazanit do të përfundojë të mërkurën, më 12 maj 2021. Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e enjte, më 13 maj 2021./21Media

Back to top button