Haziri: Gjysma e Qeverisë thotë s’ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka.

Ai ka kritikuar më tej kryeministrin Albin Kurti duke thënë se me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë.

”Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë. Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti”, ka shkruar ndër tjera Haziri në Facebook.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se në takimin e paralajmëruar për 2 maj, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë pjesë e agjendës draftstatuti i parë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media

Back to top button