“Nerimani” dhe “Maxhiti” shuajnë heshtjen rreth ndarjes së tyre

Zemrat e publikut shqiptarë i rrëmbyen përmes roleve të “Nerimanit” dhe “Maxhidit” nga seriali “Midis dy lagjesh” që u transmetua në ekranin e RTV21, bëhet fjalë për dyshen e njohur të kinematografisë turke, Neslihan Atagul dhe Kadir Douglu.

Pikërisht ky serial ishte vendi ku lindi dashuria midis Neslihanit dhe Kadirit.

Gjatë kësaj jave, mediat turke raportuan se çifti i njohur është afër ndarjes. Sipas tyre, arsyeja e problemeve martesore është Sezer Çakır për të cilën thuhet se ësht  “ish-gruaja e Kadirit”.

Lidhur me këtë çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë, derisa sot ata janë ndaluar nga gazetarët për të cilët Kadiri ka thënë ”Unë nuk kam një grua me një martesë imam tjetër përveç Neslihanit”.

Neslihani dhe Kadir sot janë parë të lumtur pranë njëri-tjetrit./21Media

 

Back to top button