Haziri i kërkon presidentes Osmani “ta ushtrojë e saj kushtetuese për uljen e tensioneve”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që ta ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në Veriun e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, si dhe kanë ndikuar në ruajtjen e raporteve me BE-në dhe SHBA-në.

“duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera. Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të.”, ka shkruar Lutfi Haziri.

Edhe sot( e shtunë) janë duke vazhduar protestat në komunat veriore të Kosovës.

Ato filluan prej 26 majit, ku serbët lokal po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Aleatët ndërkombëtarë po i kërkojnë Kosovës heqjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës si dhe zgjedhje të reja në mënyrë që të ulen tensionet.

Derisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se këto do të realizohen kur nga veriu do të largohen bandat kriminale.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri./21Media

Back to top button