Haziri: Interesimi në LDK është shumë i madh, përtej LDK-së…

 
Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se interesimi për LDK-në atje është i madh.
“Interesimi në LDK është jashtëzakonisht i madh, është përtej #LDK-së, është qytetarë”, ka thënë Haziri në RTV21.

Haziri ka thënë se kjo i jep besim të madh që të dielën do ta përfundojë garën suksesshëm. “Do të vazhdohet edhe një mandat katër vjeçar”.


Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve në Gjilan, kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka siguruar 44,71 për qind te votave, kurse kandidati Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 43,51 për qind./21Media

Back to top button