Haziri: Ka ardhur koha që Vjosa Osmani të kthehet në LDK

 

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri në një konferencë për media ka thënë se ka ardhur koha që Vjosa Osmani të kthehet përsëri në LDK.

Haziri ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë Osmanin jashtë LDK-së.

“Detyrimisht kurrë nuk e kam pa jashtë LDK-së, ka qenë vullnet i saj.. ka ardhë koha me u pajtu dhe me u kthy në LDK”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se LDK-ja nuk iu takon funksionarëve, por anëtarësisë së vet./21Media

Back to top button