Haziri: Kriza në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

Situata e krijuar në veri të Kosovës, sipas nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit.

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.

”Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës”, ka shkruar Haziri në Facebook./21Media
Back to top button