Penalltitë do ta vendosin sfidën mes Ferizajt dhe Lirisë

Do të jete penalltitë ato që do ta vendosin se cila skuadër, mes Ferizajt dhe Lirisë do të jenë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll në edicionin e ri garues 2023/24.

Pas 90 minutave të zjarrta në “Zahir Pajaziti”, asnjëra skuadër nuk arriti që të shënonte gol dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Por, as vazhdimet, dy herë nga 15 minuta nuk prodhuan ndonjë gol, edhe pse Liria pati një rast të artë në minutën e 115’ kur Berisha u gjend ballë për ballë me portierin e Ferizajt, por nuk ia doli që të shënojë.

Kështu që skuadra e 10-të e Superligës do të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.

Back to top button