Haziri: Kurti e Vuçiq shkaktuan kaos, partnerët e normalizuan situatën me diplomaci e durim

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se gjendja në veri po kthehet në normalitet si rezultat i diplomacisë dhe durimit të partnerëve.
Haziri ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për kaosin e shkaktuar.
Ai ka thënë se barrikadat, si mjete presioni, janë të papranueshme.
“Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë! Barrikadat, si mjete presioni, të papranueshme. #Dialogu zgjidh probleme!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ato u zhbllokuan më 29 dhjetor nga serbët lokalë në veri të vendit – të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat./21Media
Back to top button