Messi: U prehsh në paqe Pele

Në moshën 82 vjeçare ka vdekur Pele, mbreti brazilian i futbollit, i cili fitoi tre Kupat e Botës rekord dhe u bë një nga figurat sportive më komanduese të shekullit të kaluar.
Bota e futbollit tani nuk ka të ndalur me reagimet dhe fjalët ngushëlluese drejt familjes së Peles, ku ndër ta është edhe njëri nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave, Lionel Messi.
“U prehsh në paqe Pele”, ka shkruar Messi në Facebook.

Gjatë një karriere 21-vjeçare si lojtar, Pele thuhet se ka shënuar 1,283 gola në 1,363 ndeshje për klube dhe kombëtare, megjithëse ky numër është i diskutueshëm duke pasur parasysh se përfshinte miqësore jozyrtare dhe ndeshje turne.
Flamurtari i “lojës së bukur” i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta./21Media

Back to top button