Haziri: Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin

Nënkryetari i LDK-së , Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili tha se është i gatshëm për zgjedhje, por jo edhe të jap dorëheqje.

Haziri ka thënë se me këtë Kurti është dorëzuar dhe po kërkon viktimizim.

“Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-se mbrëmë, kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, dhe natyrisht për qeverisje. LDK nuk ia mundëson e as mundëson dëshirën për viktimizim. Veç dorëheqja pas dorëzimit!LDK është gati për të gjitha!”, ka shkruar Haziri.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse opozita është e gatshme të ulet e të bisedojë për shpërndarjen e Kuvendit, por ka theksuar se “nuk ka pse të rrëzohet qeveria”./21Media

Back to top button